Kishte përfunduar shërbimin dhe u nis për në shtëpi. Por nuk arriti dot, pasi në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, mjeti tip benz me të cilin po udhëtonte u përplas më një makinë me targa të huaja. Përplasja ishte e fortë dhe efektivi i policisë të Komisariatit të Mirditës, Gëzim Lazri ndërroi jetë.