Një aksident I rëndë u regjistrua në zonën e Astirit të dielën në orët e para të mbrëmjes, ku një këmbësor ka humbur jetën teksa tentonte të kalonte rrugën jo në vend të dedikuar për kalimtarët. Pas aksidentit, Policia e Tiranës arrestoi shoferin me inicialet P.M., 30 vjeç, banues në Durrës. Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër aksident fatal u regjistrua në zonën e Manzës, ku një person që udhëtonte me motoccikletë si pasagjer ka humbur jetën.