Një ditë pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit së 16 marsit në Gjakovë, ku mbeti I vrarë 38 vjeçari Rasim Binakaj dhe u plagos Edi Mehmeti, autori I vrasjes Nexhdet Zymberaj, është vetëdorëzuar në komisariatin e qytetit. Sipas Policisë, vrasja ndodhi të hënën rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, në zonën e quajtur ‘Çarshia e Vjetër’. Sipas të dhënave, viktima dhe i dyshuari, Nexhdet Zymberaj, pronar i ku ndodhi tragjedia, kishin qenë shokë, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti brenda lokalit. Në vendin e ngjarjes policia gjeti pesë gëzhoja dhe një thikë, duke treguar për një përshkallëzim të dhunës.