Pas tragjedisë që ka goditur familjen e Gjestit, me ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tij, ka reaguar dhe Egli Tako, e cila u përpoq të krijonte një lidhje me këngëtarin në shtëpinë e Big Brother por që nuk funksionoi. “Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja… Më dhemb zemra.. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”, shkroi artistja. Ndërkohë mes personazheve publikë që kanë shprehur ngushëllimet e tyre ka qenë edhe Joz Marku, i cili ka pasur një raport jo të mirë me Gjestin. “Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhennetit!”, shkroi ai në Instastory. Ky reagim vjen pas dhjetëra mesazheve prekëse nga artistë e miq të afërt të Gjestit, fituesit të Big Brother Vip Albania 4.