Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e shënuar në afërsi të Sofjes, si pasojë e së cilës humbën jetën plot 45 persona. Nga hetimet ka rezultuar se shkak për tragjedinë është bërë një defekt teknik si pasojë e së cilit është derdhur karburanti që lidhet me ngrohjen në autobus, e pas kësaj, ka rënë zjarri. Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, këtë të mërkurë, ka deklaruar se i është hequr licenca agjencisë së transportit nëpërmjet të cilës udhëtonin 52 personat e përfshirë në aksident.