Futbolli shqiptar pësoi një tronditje të madhe pas ndarjes nga jeta të Raphael Dëamenës pas kolapsit të pësuar në ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Partizanit. Ishte një ngjarje që shkaktoi një plagë dhe dhimbje të madhe te familjarët e 28 vjecarit që prej ditësh vajtojnë humbjen e tij. Në ganë motra e futbollistit të ndjerë dhe nëna e tij dhanë një intervistë për Onua TV gjatë së cilës, ato shfaqën një dëshpërim kaq të madh sa motra e lojtarit, Yvonne humbi ndjenjat dhe u desh që të dilte nga studio me urgjencë. Raphael Dëamena në fëmijërinë e tij ishte rritur nga gjyshja pasi nëna e kishte braktisur megjithatë futbollisti kishte rivendosur kontaktet dhe raportet me të.