Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit akuzoi ministren e Turizmit Mirela Kumbaro për keqmenaxhim të plazheve. Sipas saj, kjo ka sjellë edhe ngjarjet e rënda si ajo e Potamit. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi I ministres, e cila tha se turizmi është rritur. Zhupa akuzoi ministren edhe për mungesën e pastërtisë në plazhe, nisur nga Durrësi. Po ashtu ajo e akuzoi ministren se ajo dhe qeveria ka bërë terror tek bizneset në kulm të sezonit turistik.