Përmbytja e një gomoneje me emigrant që përpiqeshin të kalonin në Kanalin Anglez duket se ka qenë lajmi kryesor I ditës në Europë. Teksa 4 persona deri më tani janë raportuar të vdekur nga autoritetet britanike, janë 34 të tjerë të cilët u shpëtuan nga mbytja por nuk përjashtohet mundësia që numri I fatkeqëve që u zhytën përfundimisht në det mund të rritet më tej.