Katër persona janë vrarë në të shtënat në një spital në Tusla, Oklahoma, tha policia amerikane. Zyrtarët konfirmuan se sulmuesi i dyshuar, që kishte qenë i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë, po ashtu ka vdekur. Policia arriti në vendngjarje pasditen e së mërkurës në spitalin Saint Francis, tre minuta pas nijes së të shtënave.