Të paktën 84 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një cisterne me naftë në periferi të kryeqytetit Sierra Leone. Mohamed Lamrane Bah, drejtor i komunikimit për Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive në Sierra Leone, shprehet se disa persona ndodheshin në gjendje kritike pas shpërthimit.