Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare dhe një 17-vjeçare italiane kanë humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Mediat italiane shkruajnë se, 19-vjeçarja, Eralda Spahillari ishte në drejtimin e mjetit dhe dy nga 3 pasagjerët kanë marrë plagë të rënda, ndërsa një e mitur ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në Trevizo.