Moti ekstrem goditi rëndë Teksasin në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme që lanë pas vetes të paktën 24 viktima. Ndërkohë, 25 vajza që ndodheshin në kampin veror “Camp Mystic” rezultojnë ende të zhdukura, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje.