Tragjedia pllakos atletikën ugandeze. Maratonistja Rebecca Cheptegei ndërroi jetë në moshën 33 vjecare pas plagëve të marra pasi i fejuari i saj i vuri zjarrin të dielën e kaluar. Lajmi u konfirmua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Ugandës, Donald Rukare nëpërmjet një postimi në rrjetin social X ‘Me trishtim mësuam lajmin e vdekjes së atletes sonë olimpike Rebecca Cheptegei pas një sulmi të dhunshëm nga ana e të fejuarit të saj-shkruante Donald rukare në postimin e tij-shpirti i saj u prehtë në paqe dhe ne dënojmë me forcë dhunën kundër grave’