Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Belgjikë. Mediat e huaja shkruajnë se është kapur një ton e gjysmë kokainë. Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të një mjeti Toyota. Bëhet me dije se katër personat e arrestuar rrezikojnë deri në 7 vite burg dhe se janë konfiskuar të paktën 43 mln euro. Ndërkohë mes të arrestuarve janë shqiptarë dhe rumunë. Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”, ku agjentët zbuluan një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.