Top News-Trafiku i kokainës para El Chapos/‘Zoti i qiejve’, njeriu me shumë identitete
05/11/2021 18:11

Amado Carrillo Fuentes, ishte një ndër trafikantët më të mëdhenj të kokainës në të gjithë historinë e Meksikës dhe të gjithë botës, para se El Chapo të dilte në skenë si protagonist. Ai njihet ndryshe me nofkën “Zoti i qiejve”, por edhe si njeriu me shumë fytyra. Fuentes vlerësohet se kishte një pasuri prej 25 miliardë dollarë. Në mesin e viteve 1990 ai konsiderohej si një prej trafikantëve më të fuqishëm. Historia e tij tregohet në një prëj serialeve më të famshme në Netflix, Narcos. I lindur në një familje me 11 motra dhe vëllezër, ai ishte nipi i bosit të Kartelit të Guadalaharës, Ernesto Fonseca Carrillo. Ai nisi edhe të merrej me trafikun e drogës dhe ishte përgjegjës për transportin e lëndës narkotike në SHBA. Nofkën “Zoti i Qiejve” e fitoi për shkak se përdorte një flotë të vërtetë me avionë privatë për të transferuar kokainën deri në SHBA. Si një prej personave kryesorë përgjegjës për futjen e lëndëve narkotike në Shtetet e Bashkuara, autoritetet amerikane e futën në listën e personave më të kërkuar, sidomos pas arrestimit të Padronit të drogës në Meksikë, Miguel Angel Felix Gallardo. Për t’i shpëtuar arrestimit, Carrillo bënte shpesh operacione plastike, prej nga edhe mori nofkën njeriu me shumë fytyra. Në një operacion të tillë, më 4 korrik 1997, pas ndërlikimeve ai ndërroi edhe jetë. Por edhe pse vdekja e tij u konfirmua nga autoritetet amerikane dhe meksikane, shumë konspiracionistë thonë që ai nuk vdiq atë ditë. Kjo edhe për faktin që njeriu që kreu operacionin, Jaime Godoy Singh, u gjet i vrarë bashkë me asistenten e tij. Në serialin e Netflix, Carrillo, i cili është protagonist i sezonit të tretë të Narcos, interpretohet nga aktori Jose Maria Yazpik.

Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
DIGITALB DIGITALB