Hetimet e prokurorisë së posaçme ndaj një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian zbuluan edhe skemën se si funksiononte ky aktivitet. SPAK zbardhi se si një vendim i marsit 2021 i Qeverisë favorizoi pa dashje grupet e trafikut. Vendimi i marrë në atë kohë lehtësoi procedurat e hyrjes në vend të shtetasve të pajisur me leje qëndrim të vlefshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe.