Ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit policor të koduar "Restart", i cilika nisur 4 muaj më parë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek dhe armëmbajtjes pa leje. Së fundmi, Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të tjerë në kuadër të këtij operacioni. Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit Defrim Bardhushi, 33-vjeç dhe Elvis Venxha, 30-vjeç, të dy banues në fshatin Mborje të Korçës. Bardhushi ishte nën masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".