Emri Hysenaj, anëtari i një grupit të Visit të Pojës që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE është ekstraduar në Shqipëri, falë bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës. 39-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, I ishte caktuar masa e sigursë “Arrest në burg”, në prill të 2025-ës nga GJKKO, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.