Një drejtues i lartë policie po hetohet nga prokuroria e Spoleto-s në Perugia, pasi dyshohet se ky I fundit ka marrë ryshet 5 mijë euro nga një trafikant shqiptar, kur ky i fundit u shoqërua në komisariat. Sipas mediave italiane shtetasi shqiptar ka qenë nën arrest shtëpiak për trafikim të lëndë narkotike dhe mbrëmjen e së dielës ai u kap në flagrancë, teksa kishte thyer masën e sigurisë së vendosur nga gjykata.