Zhdukja misterioze, pa lënë asnjë gjurmë pas, e shefit të Departamentit të Sigurisë së Ulqinit, Rudolf Elezović, po pasurohet me detaje të reja të cilat hedhin dritë mbi një të shkuar të errët të zyrtarit. Pista kryesore e hetimit përqëndrohet tek implikimi i oficerit të policisë me një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte lëndë narkotike përmes Tivarit dhe Ulqinit. Pak ditë më parë, operacioni policor i koduar “Kurth” vendosi në pranga 24 persona, të cilët trafikonin lëndë narkotike përmes territorit të Malit të Zi, në vendet e Bashkimit Europian.