Dy persona nga Kosova janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se fshihen pas trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Ata u ndaluan nga policia në ‘Urën e Hasit’ një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 8 armë zjarri të tipit pistoletë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta dy persona kishin kaluar armët në mënyrë të paligjshme përmes kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri. Gjatë operacionit, dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se do të blinin armët, u larguan sapo vunë re prezencën e Policisë. Policia thekson se vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi armësh, si dhe të blerësve të mundshëm.