Ramazan Rraja është dënuar në mungesë nga një gjykatë belge me 12 vite burg, për trafikim të lëndëve narkotike, 3 vite më shumë sesa kërkoi prokuroria. Ai gjithashtu është gjobitur me 40 mijë euro. Të njëjtin dënim kanë marrë dhe 2 liderët e tjerë të organizatës kriminale shqiptaro-lituaneze. Në dosjen hetimore, ky grup kriminal njihej për përfitimet e mëdha ekonomike nga trafikimi I kokainës që vinte nga Amerika Latine.