Trafikimi dhe kultivimi i drogës është kthyer në biznesin më fitimprurës dhe që të pasuron shpejt, për disa nga shqiptarët të cilët futen ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian. Së fundmi, dy shqiptarë u dënuan me burg nga autoritetet francezë, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen publike në mediat franceze, u vunë në pranga më 5 nëntor, gjatë një kontrolli rutinë në një rrugicë të komunës Vougy.