Pas kërkesës së prokurorit të posaçëm Vladimir Mara, SPAK lëshoi të hënën 11 urdhër arreste. Shumica e të kërkuarve janë jashtë shtetit dhe dyshohen për trafik ndërkombëtar droge. Një nga urdhër arrestet është lëshuar për ish- drejtuesin e policisë Erzen Breçani. Ky i fundit dyshohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Ndërkohë SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe ndaj djalit të tij. Operacioni në kryeqytet është zhvilluar pas përgjimeve të komunikimeve në aplikacionin ‘Sky’, ku janë përfituar biseda dhe përgjime që impikojnë dhe djalin e ish- zyrtarit Breçani. Ndërkohë Jonida Babameto është arrestuar për kohën kur ishte oficere në Interpol dhe ka dyshime se përcillte informacione tek grupi.