Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Dritan Metaj, ish shefin e komisariatit të Kurbinit, i cili ra në pranga në kuadër të operacionit policor Flakë në Det. Dritan Metaj u arrestua më 9 tetor, pasi hetimet e SPAK treguan se në rolin e shefit të policisë Kurbin, Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit kriminal të Gëzim Celës, në mënyrë që ata të lëviznin pa u kontrolluar.