Dumani u ndje i mashtruar dhe i futur në kurth nga miku i vjetër. Pas dyshimeve që lindën me kontrollin policor në banesën e tij, nga bashkëpunëtor i Talos, Nuredin Dumani, kalon në krahun tjetër. Në takimin e parë ata vendosën: Erjon Alibej paguan, Nuredin Dumani eliminon. I pari që u ekzekutua dhe ra në pritën e ngritur nga bashkimi i tyre ishte Dorjan Shkoza.