Të paktën pesë persona, duke përfshirë një foshnjë katër muajshe, kanë humbur jetën pasi dhjetëra tornado terrorizuan popullatën në pjesën qendrore të SHBA-së duke shkaktuar dëme serioze. Dhjetëra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhive që filluan të premten. Katër nga viktimat janë regjistruar në Oklahoma, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në dhjetëra qarqe.