Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. Sipas uniformave blu, është arrestuar shtetasi Filip Shtjefni, i njohur ndryshe si “Tony Montana” i Lezhës, pasi kishte rrëmbyer dhe mbante me dhunë një vajzë të re, duke e shfrytëzuar si prostitutë në një lokal të marrë me qira.