Të hënën tetë grupe të vlerësimit të dëmeve do të dalin në terren në njësinë administrative Skënderbegas të Bashkisë së Gramshit. Grupet e vlerësuesve të ngritura me urdhër të Prefektit të Qarkut do të përbëhen nga specialistë topografë, agronomë, veterinerë dhe inxhinierë. Vlerësimi i dëmeve do të përfshijë nga elektroshtëpiaket brenda shtëpisë, deri te të mbjellat në arë dhe bagëtitë e humbura.