Në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë-Shqipëri, më 26 nëntor në orën 11:00 do të mbahet Panairi i ushqimeve me shije shqiptare, ‘Tok për Flinë’. Nën moton Dy vende, një zemër, një tryezë – Shije që na bashkojnë!, Flija e Shqipërisë dhe e Kosovës, tutmaçi i Tiranës dhe mantijat e Kosovës do të gatuhen dhe shpjegohen nga gra dhe amvisa të ardhura nga të dy anët e kufirit.