Policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e një 24 vjeçari, që dyshohet si autori i disa grabitjeve me dhunë, mes të cilave edhe filiale të postës shqiptare dhe subjekteve të tjera tregtare. Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet M.M., 24 vjeç, banues në fshatin Guci e Re.