Largimi në masë i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm solli një tkurrje me 1,1 përqind të popullëssiëë, oe me 31,8 mijë persona në vitin 2022. Të dhënat e publikuara nga instituti i statisikave, treguan se qarku Gjirokastër, Berat, Dibër dhe Lezhë pësuan reduktimin më të fortë, përvec Tiranës që është qarku më I madh. Popullsia e Gjirokastrës pësoi rënie me 3.5 përqind, ndërsa vlen të theksohet se ky qark ka treguesit demografikë më të përkeqësuar në vend për shkak të plakjes së popullsisë.