Prokuroria e Posaçme ka kërkuar katër vite burg për Fran Frrokajn, ish-kryebashkiaku i Lezhës i marrë nën hetim për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun. Nëse gjykata miraton kërkesën e prokurorisë së posaçme, Frrokaj do të dënohet me 2 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.