Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’ për Pjetër Tonin, Drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë. Po ashtu, u liruan nga qelia edhe dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç, specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën ‘detyrim paraqitje’. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pranoi kërkesen e pales mbrojtëse për një masë më të butë ndaj tre zyrtareve të vënë nën akuzë, me argumentin se nuk përbëjnë rrezik largimi dhe prishje të provave.