Dy skulptura të cilat janë të pozicionuara në hyrje të parkut të Korcës, u dëmtuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Dëmtimet e skulpturave u identifikuan fillimisht nga punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike. Ishin pikërisht këta të fundit, ata të cilët lajëmruan policinë për rastin në fjalë.