Në kulmin e diskutimeve për shpalljen non grata të Berishës, e shoqëruar edhe me zhvillime të vrullshme politike në krahun e opozitës, mbërrin një tjetër lajm. Këtë herë jo me personazh Berishën, por persona të ngjashëm në poste me të. Duket se Berisha është vetëm nisja e zinxhiri të gjatë të këtyre lloj vendimeve nga Departamenti Amerikan. Duke folur përpara kongresmenëve amerikanë, i dërguari i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar bëri të enjten një pasqyrim të punës së tij, duke zbërthyer pak a shumë edhe strategjinë e qëndrimeve amerikane për rajonin tonë.