Pas Armenisë dhe Azerbajxhanit, një tjetër konflikt ka shpërthyer mes dy ish-republikave të tjera sovjetike, Kirgistani dhe Taxhikistani. Dy vendet kufitare akuzuan njëra-tjetrën të premten për përdorimin e armatimeve të rënda si tanke dhe artileri. Konflikti shpërtheu të mërkurën dhe deri tani u ka marrë jetën dhjetëra personave. Shërbimi i rojes kufitare të Kirgistanit tha se forcat e Taxhikistanit sulmuan me artileri disa prej pikave kufitare të premten.