Një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, mes të cilëve dy fëmijë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e të mëngjesit të kësaj të premteje. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur ballore. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje dy persona, bashkëshortë me njëri-tjetrin, teksa janë plagosur katër të tjerë, dy prej të cilëve fëmijë. Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë. Ky është aksidenti i dytë me viktima për këtë vit, pasi një aksident tragjik ndodhi në orët e para të 1 janarit, në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass” ku humbën jetën tre persona.