Një shkollë 9-vjeçare, një shkollë e mesme dhe një kopsht i integruar me hyrje të veçantë pritet që të përfundojnë në shtator të vitit 2027 në zonën e Yzberishtit, një nga zonat me rritjen më të shpejtë në kryeqytet. Këto godina pritet të akomodojnë rreth 1500 nxënës shkollash dhe 150 fëmijë në parashkollor. “Kjo zonë ka qenë një ndër ato zona ku kërkesa për objekte arsimore, kërkesa për infrastrukturë ka qenë ndër më të lartat në kryeqytet. Duke qenë një zonë e cila është shtuar në popullatë, dendësuar me ritme shumë të shpejta, mundësia për të bërë infrastrukturë arsimore ka qenë shumë e kufizuar për nga territori”, tha ajo.