Policia Rrugore në kuadër të operacionit “Roadpol”, ka vijuar kontrollet në në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë si dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 149 km/h – 156 km/h në rrugën Interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë. Po gjatë monitorimit me radar dhe patrullim, në rrugën interurbane janë vendosur 11 masa për shpejtësi pa masë plotësuese dhe 5 masa për manovra të rrezikshme në rrugë si dhe 2 masa maksimale pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.