Katër persona janë vënë në pranga, pasi vinin baste sportive në mënyrë të paligjshme me anë të telefonave. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Just”, u arrestuan shtetasit E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.