Top News -Tiranasit dhe durrsakët jetojnë më gjatë/ INSTAT-ja qytetet me diferenca të mëdha
10/02/2021 12:59

Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të vendit shfaqin diferenca të mëdha. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, qarku me jetëgjatësinë më të lartë në lindje për burra ishte ai i Tiranës, me 80,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Gjirokastrës, me 73,5 vjet. Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë për gratë ishte ai i Tiranës, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Beratit. Siç shihet ne grafik pas Tiranës, Durrësi, Elbasani dhe Lezha kanë jetëgjatësinë më të madhe, si për gratë dhe burrat. Ndërsa Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Berati kanë jetëgjatësinë më të ulët për të dyja gjinitë në raport me mesataren kombëtare. Sipas të dhënave nga Banka Botërore nga viti 1961 në vitin 2015, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nga 62 arriti në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite. Sakaq disa evidenca nga baza e të dhënave të Organizatës Botërore të SHëshndetësisë tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor. INSTAT parashikon se deri në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 84 vjec.

Top Channel/ U fut në det, gjendet i pa jetë 87-vjeçari në Lungomare të Vlorës
16/12 09:06
Top Channel/ U dogj në makinë, kush është 27-vjeçari që humbi jetën në Llogara
15/12 23:02
Top News- Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, shkatërrohet shtëpia në lagjen 5 Maji
15/12 22:58
Top Channel/ Elbasan dhe Gjirokastër, digjen dy shtëpi nga zjarret
15/12 22:28
Top Channel/ Policia spostoi Lapajn, Berisha: Tre javë në shesh, Rama do provojë vitin ’91
15/12 22:27
Top News- Zbulohet EMRI/ U gjet i djegur brenda makinës, çfarë ndodhi në Llogara? Detajet
15/12 22:07
Top News- Zjarr i madh në një pallat në Gjirokastër, shkrumbohet apartamenti
15/12 21:21
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohet e gjithë banesa në Elbasan
15/12 21:20
Top Channel/ Shpërthen bombula e gazit, shkatërrohet plotësisht banesa në Elbasan, pamje
15/12 20:58
Top Channel/ “Rama rri në pushtet për shkakun tonë”, Berisha ashpërson gjuhën: Do zëmë sheshin…
15/12 20:56
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një apartament në Gjirokastër, pamje nga vendngjarja
15/12 20:51
Top Channel/ Champions dhe Serie A në DigitAlb/ Shtohen edhe Kupa e Italisë, Big Brother VIP me dy kanale
15/12 20:16
Top Channel/ Foltorja e opozitës para kryeministrisë, PD do çojë në kushtetuese avokatin e Popullit
15/12 20:14
Top News – Çështja ‘Shabani’ në Kushtetuese. PD kundërshton zgjedhjen e Avokatit të Popullit
15/12 20:10
Top Channel/ Lapaj ironizon para Kryeministrisë me portokalle dhe shishe uji: Ja bombat dhe raketat
15/12 19:59
Top Channel/ Llogara, digjet në mjet ish-efektivi i policisë nga Berati, dyshohet se i vuri flakën vetes
15/12 19:58
Top Channel/ Shkodër, lirohen 7 të rinjtë që u zunë pranë shkollës. U caktua detyrim paraqitje
15/12 19:53
Top Channel/ Grida Duma i përgjigjet Berishës dhe Nokës: Avokati i Popullit nuk është loja ime, keni 20 vite në pushtet
15/12 19:50
Top Channel/ Foltorja 5/ ’S’ke parë gjë akoma’ Berisha: Të mbledhim çdo guximtarë dhe ta largojmë…
15/12 19:31
Top News- A e ka marrë pagën Erion Veliaj? Mjegullnaja ligjore që i ka humbur busullën Bashkisë
15/12 19:25
DIGITALB DIGITALB