Top News- Tirana pret me muzikë e fishekzjarrë Vitin e Ri. spektakël në shesh Spektakli I fishekzjarreve ndriçoi qiellin e kryeqytetit në mesnatë, duke shënuar ndërrimin e viteve, ku 2025 I lë vendin 2026-ës. Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbej, për të parë nga afër momentin e ndërrimit të viteve. Të mëdhenj e të vegjël, nga të gjitha moshat panë nga afër magjinë e fishekzjarreve që zgjati për disa minuta. Një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, nën tingujt e muzikës, ku shumë emra të mëdhenj artistësh performuan në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ndërkohë të tjerë zgjodhën lokalet për të festuar por dhe shtëpitë e tyre. Po për të gjithë, edhe njëherë shprehën dëshirën e përbashkët që vitit 2026 të sjell sa më shumë mbarësi, paqe dhe mbarësi.