Nuk ka festë për titullin e 26 kampion të tiranës. Skuadra bardheblu humbi dsfidën ndaj Lacit 1-0 në një sfidë ku edhe një barazim do t'i mjaftonte për të mbyllur përfundimisht llogaritë e këtij kampionati përsa i përket cështjes së titullit, por dështoi dhe sfida me Teutën pritet të jetë vendimtare në këtë pikë.Fati i kësaj ndeshjeje u vendos që në minutën e 13 kur Guindo dërgoi topin në rrjetë. Tirana nga ana e saj pati shanset e saj për të barazuar ku vlen të përmendet një gjuajtje me roveshatë e Gjumsit në pjesën e dytë, por që u ndal nga portieri i Lacit. Në fund ndeshja mbeti 1-0 për Lacin që shkkurtoi në 12 pikë diferencën me Tiranën kur mbeten edhe 5 javë nga fundi i kampionatit me Tiranën që do të kërkojë të sigurojë titullin në 90 minutat e ardhshme. Partizani fitoi derbin me Dinamon 3-1 dhe ngjitet në vendin e tretë, ndërkohë që Blutë i afrohen gjithnjë e më shumë kategorisë së Parë