Është nënshkruar marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë, nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Rektorja e Kolegjit të Europës Federica Mogherini dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Kolegji i Europës do të vendoset tek Piramida, në një nga simbolet e transformuara të kryeqytetit. Manastirliu e konsideroi nënshkrimin e kësaj marrëveshje si lajm historik për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për afrimin drejt Bashkimit Europiana Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se kolegji i Europës është shenjë e qartë se Shqipëria po bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Për rektoren e Kolegjit ky është një moment historik, që Kolegji i Evropës shkon në një vend jashtë Bashkimit Evropian.