Top News/ Tirana mbajti mbledhjen e UEFA. Ceferin-Organizim perfekt, kënaqësi bashkëpunimi me FSHF
13/09/2025 19:45

E enjta e 11 shtatorit ishte një ditë historike për futbollin shqiptar. Për herë të parë në kryeqytetin shqiptar u mbajt një event i një niveli të lartë sic është mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA, që u parapri nga Festivali i futbollit në shkolla. Presidenti i qeverisë së futbollit evropian Aleksander Ceferin i dërgoi një letër presidentit të FSHF, Armand Duka me anë të së cilës vlerësonte mikpritjen dhe përkushtimin e organizmit më të lartë shqiptar për organizimin e kësaj mbledhjeje. ‘Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë-shkruan Ceferin në letrën e tij-Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj, jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”. Ceferin në letrën e tij theksonte gjithashtu se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit dhe se përkushtimi i kreut të FSHF ishte i dukshëm në cdo detaj dhe kështu që ai deshi ta falenderojë për këtë angazhim. Kreu i UEFA vlerësoi më mënyrë të vecsnte përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Fedstivalin e futbollit duke e cilësuar si dicka shembullore dhe plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën dhe se ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës.

Top News/ Colturi, shuhet ëndrra për medalje. Por bën histori në Milano-Cortina, u rendit e 10
18/02 19:33
Top Channel/ Hysaj: Duel special me Poloninë! Ëndrra për Botërorin, e vështirë
17/02 20:11
Top News- Armand Duka fiton mandatin e 7. Rizgjidhet në krye të FSHF me votim unanim
16/02 16:15
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 15:30
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 12:41
Top Channel/ Aksidenti i kampiones 41-vjeçare në Cortina, momenti kur Lindsey Vonn përplaset
08/02 15:06
Top Channel/ Exclusive! “Nga vizitorë në pretendentë”, si Shqipëria po sfidon gjigantët në Olimpiadë
08/02 14:31
Top News- Një tjetër shqiptar te Cesena. Giacomo Vrioni i bashkohet Kristian Shpendit në Serie B
05/02 14:24
Top Channel/ Partizani mbush 80-vjeç, ekipi legjendar i futbollit shqiptar feston në shtëpinë e tyre
05/02 12:27
Top Channel/ Duka i vetëm në garën për FSHF, do mandatin e shtatë
29/01 23:31
Top News – Një tjetër shqiptar në ring. Kampioni WBO, Roxhers Muslia sfidohet nga ukrainasi
29/01 17:42
Top Channel/ 120 fëmijë në sfidën e mendjes, 15 shkolla e përfshijnë shahun si lëndë me zgjedhje
29/01 12:28
Top Channel/ Betoni po “djeg” talentet! Raporti i UEFA, jemi të parafundit në Europë për fushat e futbollit
27/01 20:20
Top News – ‘Eja të punosh te Corinthians’/ Batuta e presidentit Lula me trajnerin Ancelotti
27/01 11:11
Top Channel/ Liga unike e basketbollit, Flamurtari merr tre fitore, e
17/01 12:26
Top News – Protestat e mëdha në Iran/ Edhe futbollistë të vrarë, ish kapiteni sulmon FIFA
15/01 14:49
Top News – Stadiumi i rikonstruktuar i Vorës. Do të përurohet me sfidën ndaj Partizanit në Superiore
14/01 12:14
Top News – Chelsea shkarkon trajnerin. Rezultatet e dobëta dhe përplasje e heshtur me ‘shefat’
02/01 11:30
Top Channel/ E trishtë! Ndërron jetë vëllai binjak i Ema Andreas, ishte në palestër…
29/12 22:10
Top News -‘Babagjyshi sekret’ në Formula 1. Dhurata ‘homazh’ e Leclerc për George Russell
24/12 14:59
DIGITALB DIGITALB