Top News – Tirana, leksion futbolli Kukësit / Vllaznia kthehet te fitorja, mundi Kastriotin
30/01/2022 19:26

Tirana i jep një leksion të mirë futbolli Kukësit dhe shkëputet akoma më shumë në krye të klasifikimit në Abissnet Superiore. Në Air Albania Stadium, bardheblutë e mbyllën fazën e dytë të kampionatit me një fitore të pastër ndaj rivalëve të Kukësit teksa e shkatërruan skuadrën e Diego Longos me rezultatin 4-0. tirana e vuri ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë që ishte thjesht perfekte për të. Kryeqytetasit gjetën golin që në minutën e 3 me Seferin por që u anulua për pozicion jashtë loje të këtij të fundit. Por për barrdheblutë ishte vetëm cështje kohe zhbllokimi i rezultatit dhe në fakt në minutën e 38, taulant Seferi dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga Hoxhallari për t'i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij. nuk vonoi shumë dhe Tirana shënoi edhe golin e dytë me Redon Xhixhën dhe skuadrat shkuan në pushimin e sfidës me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës së Orges Shehit. Pjesa e dytë pati një start identik si e para me Seferin që shënoi për Tiranën, por goli i tij u anulua sërish për pozicion jashtë loje. Gjithsesi goli i tretë për kryeqytetasit erdhi pikërisht në minutën e 63 me Redon Xhixhën që realizoi edhe një dygolësh personal. Tirana nuk i kishte mbyllur ende llogaritë dhe në minutat shtesë shënoi golin që e coi rezultatin në 4-0 me Seferin, edhe ky i fundit realizpoi një dygolësh, me bardheblutë që në fund morën një fitore mëse të merituar për lojën e zhvilluar Vllaznia rikthehet te fitorja në kampionat pas 4 barazimeve radhazi. Skuadra e Thomas Brdaric mposhti në stadiumin e Kamzës, kastriotin me rezultatin 1-0 dhe shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e katërt. Fati i sfidës u vendos 14 minuta nga fundi i saj kur u akordua një 11 metërsh në favor të Vllaznisë që u ekzekutua saktë nga Liridon latifi që në këtë mënyrë i dha 3 pikët e dëshiruara skuadrës së tij

Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46
Top Channel/ Demollari nderohet në Maliq. Ikona e futbollit shqiptar shpallet “Qytetar Nderi”
26/03 15:35
Top Channel/ Kosova përballë historisë. Dardanët në provën e ëndrrës së finales së Botërorit
26/03 15:27
Top Channel/ Ndeshja e shumëpritur Poloni-Shqipëri, ‘vishte’ me flamurin gjigant ndërtesën në Fier
26/03 15:23
Top Channel/ Një hap larg Botërorit, Shqipëria përballë Polonisë për të mbajtur gjallë shpresën
26/03 12:53
Top Channel/ Olsi Rama në hotelin e Kombëtares në Varshavë, takohet me ish-lojtarët e Partizanit
26/03 12:24
Top Channel/ “Finalja” e Botërorit për kuqezinjtë, polakët ‘blindojnë’ tifozët shqiptarë në Varshavë
25/03 22:31
Top Channel/ Finalja e parë me Poloninë, Gjimshiti dhe Sylvinho në konferencë: Dy muaj pa gjumë
25/03 22:31
Top News – Kombëtarja drejt ëndrrës Botëror/ Gjimshiti-Do të jemi gati për të dhënë maksimumin
25/03 20:29
Top Channel/ Shqipëria mbërrin në Poloni, nesër luhet “play off” i Botërorit
25/03 20:09
Top Channel/ Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes…
25/03 17:46
Top Channel/ “Nuk duhet të qahemi”, Sylvinho: Nuk e kam menduar ende formacionin për nesër
25/03 17:45
Top Channel/ “I njohim cilësitë e Muçit dhe Mehmetit”, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë
25/03 17:44