Tirana fluturon drejt titullit të 26 të Abissnet Superiores. Skuadra bardheblu shkatërroi në korcë, Skënderbeun me rezultatin 4-0 me këtë të fundit që po e sheh veten gjithnjë e më pranë Kategorisë së Parë. Sinjalet e para në këtë sfidë e dha Skënderbeu që rrezikoi me Pusin, por më pas bardheblutë morën frenat e lojës në dorë dhe në minutën e 37 morën avantazhin me Xhixhën, pas asistit të Seferit pas një këmbëngulje të gjatë në zonë të këtij të fundit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Tiranës.