Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko ka rezultuar pozitive me COVID-19. Zëdhënësja e saj, Marina Soroka bëri të ditur se Timoshenko është në gjendje të rëndë, ndërsa po ashtu burri dhe vajza e saj janë infektuar. Timoshenko është anëtare e parlamentit ukrainas dhe drejtuese e Batkivshchyna, një nga partitë më të mëdha politike të vendit.