Vendimi i kryeministrit Edi Rama për mbylljen e rrjetit social Tik Tok, është shndërruar në një mollë sherri mes qeverisë e opozitës, por edhe organizatave të ndryshme mediatike, Shoqërisë Civile dhe jo vetëm. Krahas betejë me protesta e deklarata të opozitës, Asociacioni i gazetarëve, BIRN dhe ““Centre for Legal Empoëerment” depozituan në Gjykatën Kushtetuese një nismë kundër vendimit të qeverisë. Ata kërkojnë zhbërjen e vendimit të kryeministrit Edi Rama, me pretendimin e shkeljes së të drejtave të njeriut, e mbi të gjitha lirisë së medias.